Telenews

DEPUTETI I VV-SË JEP DETAJE NGA VIZITA E DELEGACIONIT KOSOVAR NË SPECIALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka dhënë detaje nga vizitat e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Hagë, teksa është pjesë e delegacionit kosovar atje.
Rrustemi thotë se vizitat e ministres janë institucionale dhe të rëndësishme.
“Së bashku me Nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetin Erxhan Galushi, gjatë vizitës Dhomave të Specializuara, dje takuam Hysni Gucatin, Pjetër Shalën dhe Rexhep Selimin, kurse sot, Jakup Krasniqin dhe Nasim Haradinajn”.
“Ishte vizitë institucionale dhe e rëndësishme. Në këto takime u njoftuam për së afërmi me kërkesat, trajtimin dhe aspekte të tjera që ndërlidhen me Gjykatën” ka shkruar Rrustemi në Facebook.

Të ngajshme

NATO-ja thotë se nuk ka plane për reduktim të trupave në Kosovë

Valjeta Turkaj

Sherr në familje në Mitrovicë, babë e bir dyshohen për dhunë, kanosje dhe lëndim

Valjeta Turkaj

Anu Prattipati s’komenton zhvillimet pas dështimit për zgjedhjen e presidentit

Valjeta Turkaj