Telenews

DEPUTETI KOKAJ TREGON KONCEPTIN E ”HAPJES SË QIELLIT”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj është përfshirë në debatin ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj.
Pas pyetjes së këtij të fundit se a është hapur qielli për Kosovën pas rrethanave të reja të krijuara ndërkombëtare dhe hezitimit të kreut qeveritar për t’u përgjigjur, deputeti i mazhorancës tregoi konceptin e hapjes së qiellit.
Kokaj: Hapja e qiellit është fenomen natyror
“Kur është fjala për hapjen e qiellit mendohet kështu fenomeni natyror është i bazuar në faktin se mes të natës paraqitet dritë e befasishme, pasi nuk ekziston as dielli dhe as hëna. Ai është një fenomen meqenëse dielli gjeneron një stuhi diellore magnetike dhe bëhet një fenomen ‘kauntik’ në molekulat e atmosferës dhe gjenerohet ngjyra të bukura me një energji optike të madhe, këto quhen, ‘aurora borelis’. Ylli polar është ylli që shërben për orientim, falë boshtit të tokës që është konstant, por megjithatë pas 13 mijë vjetësh ndërron edhe ai drejtim”, tha ai.

Të ngajshme

Aksident i rëndë në Skenderaj – s’dihet për të lënduar (VIDEO)

Donat Hashani

Osmani pati të drejtë kur foli për ndërhyrjen e Trumpit në konfliktin Kosovë-Serbi?

Donat Hashani

Zemaj për VV-në: Nëse nuk i ka 61 vota, është mirë të lëshojë rrugë (VIDEO)

Donat Hashani