Telenews

DEPUTETJA E PDK-SË ATYRE TË VV-SË: REDUKTONI UDHËTIMET ZYRTARE DHE EJANI T’I KALONI LIGJET

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimet Musliu iu ka bërë thirrje deputetëve të LVV-së që ti reduktojnë udhëtimet zyrtare, dhe të jenë prezent në seancat e Kuvendit.
“Është mirë që si LVV t’i reduktoni pak udhëtimet zyrtare dhe t’i ftoni deputetët të mbajnë përgjegjësitë për çka ja dhënë qytetar i Republikës së Kosovës, dhe që të jenë këtu  për t’i kaluar ligjet”, tha Musliu duke u përgjigjur në pyetjen e Kryekuvendarit Glauk Konjufca, i cili pyeti se ku janë deputetët.
Deputetët më herët miratuan Projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 16 korrik

Rrezarta Ramaj

Ardhja e mërgatës, shtohen kolonat në kufi me Kosovën

Rrezarta Ramaj

Podujevë: Në lokalin e lëshuar me qira, pronari dyshohet ta ketë vjedhur qiraxhiun

Yllka Gashi