Telenews

Trump thotë se Zelensky nuk duhet ta shënjestrojë Moskën

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Volodymyr Zelensky nuk duhet ta shënjestrojë Moskën me sulme, pasi njoftoi se më shumë armë do të dërgoheshin në Ukrainë dhe e ashpërsoi qëndrimin e tij ndaj Rusisë.

Komentet e tij vijnë pasi Financial Times raportoi se Trump e kishte pyetur homologun e tij ukrainas nëse Kievi mund ta sulmonte Moskën, nëse SHBA-të ofronin armë me rreze të gjatë veprimi, transmeton Telegrafi.

Duke folur para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se “do të shohë se çfarë do të ndodhë me presidentin Putin” pasi i dha Moskës një ultimatum 50-ditor për të rënë dakord për një marrëveshje paqeje ose do të përballej me tarifa “të rënda”.

Ai tha se deri më tani ka qenë “shumë i zhgënjyer” me udhëheqësin rus.

I pyetur nëse ishte në anën e Ukrainës tani, ai u përgjigj “Nuk jam në anën e askujt”, duke shtuar se është në “anën e njerëzimit” dhe duke thënë: “Dua të ndaloj vrasjen e mijëra njerëzve në javë”.

Të ngajshme

Nisin të mblidhen qytetarët në sheshin “Skënderbeu” kundër vendimit të Speciales –

KushtrimGuraj

Reuters për protestën në Prishtinë: Mijëra njerëz morën pjesë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së –

KushtrimGuraj

Nëntë vjet në paraburgim, Kushtetuesja vendos për ankesën e Durim Lushajt

KushtrimGuraj