Telenews

Deputetja e Vetëvendosjes: Kuvendi do ta ketë dhomën për gjidhënie

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Tinka Kurti, ka njoftuar se Kuvendi i Kosovës do ta ketë dhomën e gjidhënies.

Kurti tha se e ka parashtruar kërkesën si kryetare e Grupit të Grave Deputete.

“Kuvendi është institucioni i parë që do të ketë dhomën e gjidhënies. Këtë kërkesë e kam bërë si Kryetare e GGD-së pas tryezës që kishim mbajtur me këtë temë. Jam fort e lumtur që Kryetari i Kuvendit dhe Sekretari e kanë aprovuar dhe kjo tashmë është duke u realizuar. Deputetet dhe të punësuarat e Kuvendit të cilat kanë nevojë t’i ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri do ta kenë së shpejti këtë hapësirë të veçantë e cila po bëhet sipas rekomandive të OBSH-së. Tjetër rekomandim i kësaj organizate është edhe hartimi i politikave përkrahëse, zbatimi i tyre por edhe promovimi nga politikanet e politikanët”-tha Kurti.

Ajo tha se një kërkesë të tillë do t’u dërgohet edhe institucioneve të tjera publike dhe private.

“Një kërkesë e tillë do t’u dërgohet institucioneve të tjera publike. Madje inkurajohen edhe ato private. Shpresojmë se dhoma brenda Kuvendit do të jetë modeli që përhapet shpejt” – tha ajo.

Të ngajshme

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Rrezarta Ramaj

Ligji për Specialen, Presidentja përdori këtë arsyetim për kthimin e tij në Kuvend

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit hap thirrjet për pesë skema të bursave studentore

Rrezarta Ramaj