Telenews

DERBI I DITËS NË FUTBOLLIN KOSOVAR I TAKOI PRISHTINËS

Prishtina ka shënuar një fitore të rëndësishme në xhiron e 27-të të Superligës. Ekipi kryeqytetas në “Fadil Vokrri” ka mposhtur Llapin me shifra 2:1.
Besnik Krasniqi nga penalltia në minutën e 51-të dhe Endrit Krasniqi nga një aksion i ndërthur mirë në minutën e 65-të, i dhanë fitoren skuadrës së Prishtinës. Ndërkaq golin për ekipin llapjan e ka shënuar Drilon Fazliu në minutën e 78-të.
Prishtina me këtë fitore ngritet në vendin e pestë me 35 pikë.
Ndërkohë, Llapi mbetet në vendin e katërt me 41 pikë.
 

Të ngajshme

Edhe një medalje për Kosovën, Flaka Loxha fiton të bronztën –

KushtrimGuraj

Akil Gjakova shkëlqen në “Taranto 2026”, fiton medaljen e bronztë –

KushtrimGuraj

Kosova fiton medaljen e dytë në “Taranto 2026”, Fatjona Kasapi merr të bronztën në xhudo –

KushtrimGuraj