Telenews

Deri në 90 decibel shkon muzika në lokale, komuna në gjumë

 

 

Kryeqyteteti i Kosovës ka vendosur numrin 50 decibel për maksimumin e akustikes brenda kryeqytetit, decibelët e zhurmës duhet të bien nën 40 ose 50, varësisht si është përcaktuar me rregulloret e kryeqyteteve.

Megjithëse problemet e ndotjes akustike janë shndërruar në shqetësim për të gjitha qytetet, e sidomos gjatë mbrëmjeve, kur të rinjtë i frekuentojnë më shumë këto biznese të gastronomisë.

Përderisa për dikë ky bas muzike mund të jetë atraktiv, për banorët e qendrës së Prishtinës është thjesht shurdhues.

Në një prej kafeneve në rrugën “Fehmi Agani” decibeli tejkalon pothuajse dyfishin e lejuar.

Muzika është kumbuese, jo vetëm për klientët e kafenesë, por problematike edhe për banorët rezidentë të këtyre komplekseve banesore, niveli i zhurmës aty shkon mbi 90 decibel.

Rregullorja komunale është e mangët në qartësimin e decibelëve të lejuar në vendet ku “pabet” e natës figurativisht bashkëjetojnë me banorët rezidentë, pasi ajo përcakton vetëm zhurmën me decibelët e lejuar pa përcaktuar nëse ajo është në ambiente të hapura apo të mbyllura.

Ndonëse në kryeqytete që janë më të zhvilluara, këto lokale janë kryesisht të izoluara me zhurmbytës, në Prishtinë një gjë e tillë thuajse është inekzistente. Ky lokal madje kishte hapur tavanin e qelqtë, ku zhurma shkakton telashe te fqinjët e tij.

Ani se një gjë e tillë konsiderohet shkelje e rregullores së kryeqytetit, asnjë nga inspektorët nuk ishte aty të mërkurën, siç nuk janë as gjatë ditëve të tjera.

Pas ankesave të shumta nga banorët e lagjeve, ku pabet e natës punojnë deri në orët e vona dhe nuk i kursejnë ata nga muzika e madhe, Komuna e Prishtinës ka vendosur sensorë të matjes së zhurmës në secilin prej tyre.

Por edhe pse kufiri i lejuar është 50 decibel, minimalja e zhurmës së përnatshme këtu është 75 sosh.

E një tjetër po ashtu në një lagje tjetër shkonte deri në 70 decibel.

Kjo është gjendja në kryeqytet gjatë marsit, kur në fakt është një nga muajt më të qetë të natës në Prishtinë.

Gjatë verës, në Prishtinën e përjetimeve, kur jeta e natës merr kahje tjetër, decibelët e lejuar kalojnë edhe trefishin e lejuar, raporton Klan Kosova.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj