Telenews

Derisa në Angli po përmendet për një skandal, Granit Xhaka mbrëmë në Prishtinë e “kalli ndejën”

Mesfushori i gjigantit anglez, Arsenalit, Granit Xhaka, është duke kaluar pushimet në Kosovë.
Reprezentuesi i Zvicrës zgjodhi që në mbrëmjen e së premtes të dëfrehet në një nga lokalet e Prishtinës.
Ai ka publikuar video të shumta në llogarinë e tij në “Instagram”, ku shihet se ishte në shoqërinë e disa personave.
Bashkë me Xhakën ishte edhe djali i axhës së tij, Agoni, i cili aktivizohet në futbollin kosovar. Ai në sezonin e fundit luajti te Malisheva.
Gjithashtu, me ish-mesfushorin e Baselit e Borussia Monchengladbachit u pa edhe këngëtari i njohur si Blero, të cilin Xhaka e quan vëlla.

Kujtojmë se në Angli kanë nisur hetimet ndaj Granit Xhakës nga Agjencia Kombëtare e Krimit mes dyshimeve për një skandal të madh bastesh. Lajmin e plotë lidhur me këtë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Të ngajshme

Haradinaj: Moni more se ju vranë Zoti, ende i kam plagët në trup

Donat Hashani

Katastrofë për Juventusin, keq edhe për Zhegrovën

Donat Hashani

Malisheva e shokon Prishtinën në kryeqytet

Donat Hashani