Dje ka humbur jetën një 23-vjeçare kosovare në një aksident trafiku në New York.
Silive raporton se 23-vjeçarja Adriana Sylmetaj, ishte shtatzënë, transmeton Telenews.al.
“Adriana Sylmetaj nga Great Kills, pësoi një traumë të rëndë rreth trupit kur u hodh nga ulësja e pasagjerit të një automjeti që po udhëtonte në Bulevardin Hylan rreth orës 4:44 të mëngjesit të së shtunës”, sipas një zëdhënësi komisariatit në New York.
Sipas hetimeve paraprake nga policia, Adem Nikeziq, 30 vjeç, po lëvizte drejt jugut në Bulevardin Hylan, kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyllë druri në afërsi të kryqëzimit të Rose Avenue.

