Telenews

DETAJE NGA POLICIA PËR AKSIDENTIN KU U GODITËN 4 KËMBËSORË TE ”1 TETORI” NË PRISHTINË

Sot rreth orës 18:00, te Salla 1 Tetori në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe katër këmbësoreve.
Sipas zëdhënëses së policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti, të lënduarat janë dërguar në QKUK.
“Rreth orës 16:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe katër këmbësorë. Për pasojë, katër persona, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

Të ngajshme

Xhuli publikon një fotografi të ëmbël me binjakët e saj: “Bekim i dyfishtë”

Rrezarta Ramaj

2026 “Fundi i botës” më 13 nëntor 2026? Çfarë parashikonte studimi i revistës “Science” në vitin 1960

Rrezarta Ramaj

Arjola Demiri rrëfen dramën e martesës dhe divorcit: “Kam duruar 6 vite, kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!”

Rrezarta Ramaj