Në gjendje jo të mirë shëndetësore shkoi për të marr trajtim mjekësor, por nuk ia doli.
Një grua ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi aty shkoi në gjendje të rënduar shëndetësore. Edhe pas përpjekjeve të shumta të stafit të Emergjencës, viktimës me inicialet E.H ju përkeqësua gjendja ku edhe nuk arriti të mbijetoi.
Jo-zyrtarisht mësohet se gruaja e lindur në vitin 1975, fillimisht kishte konsumuar substanca helmuese e më pas familjarët e kishin drejtuar për ndihmë në QKUK, ku edhe mbylli sytë përgjithmonë.
Siç raporton Policia e Kosovës, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për një obduksion që do të mundësojë përcaktimin e shkakut të vdekjes. Rasti ka nisur të hetohet nga autoritetet përkatëse, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

