Telenews

Detaje të reja: Naim Murseli dhe Graniti e blenë armën nga i arrestuari i katërt në ditën e vrasjes së Liridonës

 

 

Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën paraburgimin për të dyshuarin e katërt në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Tomë Dodaj.

Në njoftim thuhet se Dodaj më 29 nëntor, rreth orës 14:00 në vendin e tij të punës, ia ka shitur armën Naim Murselit dhe Granit Plavës, e cila dyshohet se është përdorur për ta vrarë Liridonën.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D me datë 29.11.2023 rreth orës 14:00 në vendin e tij të punës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në kundërshtim me Ligjin në fuqi për armë apo materie plasëse, ia ka shitur armën të dyshuarve N.M dhe G.P, për të cilën dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale Vrasje e Rëndë e të dëmtuarës- tani të ndjerës L.M.”

Të ngajshme

Osmani e ka përgëzuar USAID’in për miqësinë e palëkundur për Kosovën

KushtrimGuraj

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu

Të shtënat me armë në Prishtinë: Identifikohen dy të dyshuar, njëri arrestohet

Erzana Fazliu