Telenews

Detaje të reja nga mediumet rumune për situatën e tensionuar në stadium

Situata e tensionuar në minutat shtesë të ndeshjes Rumani-Kosovë, bëri që “Dardanët” ta lëshojnë fushën.

Mediat në Rumani që po e ndjekin këtë ndeshje, kanë raportuar për incidentin.

Siç raporton “digisport.ro”, lojtarët e Kosovës akuzuan disa tifozë për thirrje “pro Serbisë” dhe për hedhje të objekteve në drejtim të portierit Arijanet Muriq.

“Para se lojtarët e Kosovës të lironin fushën, pati një konflikt mes Denis Alibec dhe Amir Rrahmanin, incident i cili më pas u kthye në një mosmarrëveshje të madhe mes lojtarëve të të dyja ekipeve”.

“Pas incidentit, disa lojtarë të ekipit kombëtar të Kosovës akuzuan disa nga mbështetësit prezentë në ‘Nacional Arena’ për thirrje ‘pro Serbisë’ dhe për hedhje të objekteve në fushë te portieri Arijanet Muriq”, shkroi ky medium.

Aktualisht në fushë janë vetëm lojtarët vendës, ndërsa po pritet vendimi final se çfarë do të ndodhë.

Të ngajshme

Ky banor u eliminua sonte nga BBVK

Donat Hashani

Rrahmani: Kosova është Kosovë dhe kështu do të mbetet

Donat Hashani

Foda jep deklaratë të fortë pas skandalit të rumunëve dhe ndërprerjes së ndeshjes

Donat Hashani