Telenews

Mbyllet sfida Zvicër – Serbi

Zvicra dhe Serbia i kanë ndarë pikët në duelin e tyre në kuadër të Ligës së Kombeve.

Zviceranët dominuan me top dhe raste por u desh të mjaftohen me barazim.

Serbët humbën penaltinë në minutën e 55-të kur Aleksandër Mitroviq dështoi të realizojë.

Zeki Amdouni gëzoi vendësit në minutën e 70-të, por serbët barazuan në të 88-tën përmes Aleksa Terziqit.

Të dyja këto shtete ndodhen në fund të grupit 4 të Ligës të Kombeve pas pesë xhirosh të zhvilluara.

Ndërkaq tensione pati në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes. Pasi Embolo goditi me top një lojtar serb, shumë shpejtë u krijua edhe tollovi, e i përfshirë ishte edhe ylli shqiptar, Granit Xhaka.

Huliganët serbë kanë bërë thirrje kundër Kosovës, derisa është paraqitur flamuri i Serbisë mbi hartën e Kosovës.

Të ngajshme

“Ti je një copë k**vë”/ Efi publikon mesazhin denigrues që i dërgoi një ndjekës

Rrezarta Ramaj

Fushë Kosova me aktivitete në kuadër të Muajit të Rinisë

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 16 shtator

Rrezarta Ramaj