Detaje të reja tronditëse janë zbardhur, nga rasti i rëndë në Orikum të Vlorës, ku u gjetën të vdekur një burrë dhe një grua.
Siç raporton Top Channel, Llogora Xhebro dhe Sose Bozhani ishin ndarë prej dy muajsh, por sot, bazuar në raportime, 52-vjeçari e dhunoi për vdekje ish-bashkëshorten dhe më pas vrau veten.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:30 në banesën e tyre në Orikum.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

