Telenews

Dhjetra qytetar serb nuk e lejojnë kryetarin e Zubin Potokut të hyjë në objektin e komunës

Kryetari i ri i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i është ndaluar hyrja në objektin e komunës. Ekipi i RTV Dukagjinit që ishte në vend të ngjarjes, tha se bllokimin e kishin bërë disa persona.

Në pamje shihen se para objektit qëndrojnë dhjetra qytetarë të cilët besohet se janë nga komuniteti serb.

Pak çaste më vonë ishte lëshuar edhe alarmi i cili në shumicën e kohës kërkon mobilizim të komunitetit serb.

Zeqiri, e kishte kryer betimin solemn dje më datën 25 maj.

 

Të ngajshme

Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? Policia jep detaje

KushtrimGuraj

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Donat Hashani

I paraburgosuri kërcen nga kati i dytë i Pallatit të Drejtësisë, përfundon në QKUK

Donat Hashani