Telenews

Dhunë në familje në Pejë, një person arrestohet dhe një tjetër në kërkim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje të raportuar në Pejë.

Sipas raportit policor, dy të dyshuar kosovarë, një femër dhe një mashkull, dyshohet se i kanë shkaktuar dhunë psikike dhe fizike një viktime femër kosovare.

Lidhur me rastin, e dyshuara femër është arrestuar, ndërsa i dyshuari mashkull ndodhet në kërkim policor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

“Pejë 07.05.2026 – NN. Është raportuar se dy të dyshuarit kosovarë (një femër dhe një mashkull) i kishin shkaktuar dhunë psikike dhe fizike viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin e dyshuara femër është arrestuar, ndërsa i dyshuari mashkull ndodhet në kërkim policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”.

Të ngajshme

Rama për raportet me Abdixhikun: Unë s’i kam prishur, i përmbahem marrëveshjes, s’lejoj me m’u përzi në kryeqytet –

KushtrimGuraj

Dyshohet për një person të vdekur te varrezat në Prizren –

KushtrimGuraj

Më 7 nëntor mbahet testi kualifikues për prokurorë të rinj, 453 kandidatë në provim –

KushtrimGuraj