Telenews

Dhunoi një vajzë dhe u paraqit si zyrtar policor, prishtinasi në pranga

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një mashkulli kosovar. Sipas raportit, i njëjti dyshohet për veprën penale dhunim ndaj një vajze, shtetase kosovare.

Sipas policisë, ai dyshohet ta ketë kërcënuar dhe shantazhuar vajzën duke u paraqitur si zyrtar policor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 10.09.2022 – NN. Me datën 10.02.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën penale dhunim ndaj viktimës femër kosovare duke e kërcënuar, shantazhuar dhe duke u prezantuar si zyrtar policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngajshme

Sa po ndikojnë rrjetet sociale në jetën tonë të përditshme?

Rrezarta Ramaj

Horoskopi ditor për sot, 10 tetor 2026: Çfarë kanë rezervuar yjet për të gjitha shenjat e zodiakut?

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 10 tetor

Rrezarta Ramaj