Dhurata e Atdheut për Xhulin me rastin e Shën Valentinit
I ftuar këtë të diel në “Big Talk”, ish- banori i BBVK-së, Atdhe Xharavina foli kryesisht për njohjen e tij me banoren, Juliana Nura, të cilës i ka premtuar se do ta pres jashtë për t’u sqaruar me të pasi nuk u ndanë mirë.
“Dhuratë do të ketë, thjesht ia kom lënë një personit me ia dorëzu sepse unë nuk do të jem në Kosovë. Dhuratën ia kam blerë, është një bluzë ”, tha Atdheu.