Gazetari i njohur italian, Gianluca DiMarzio
ka shkruar se West Ham e kanë synim primar sulmuesin shqiptar, Armando Broja
Sipas faqes së këtij gazetari, pas arritjes në
skuadrën londineze të Nayef Aguerd nga Stade Rennais, tani ata kanë vetëm një
synim.
Çekanët radarin e tyre e kanë ndalur të
Armando Broja, sulmuesin shqiptar të Chelseat i cili sezonin e kaluar sa ishte
i huazuar në Southampton shënoi 9 gola në 38 ndeshje.
“Ai është synimi i parë për West Ham si
sulmues i tyre i ri. Marrëveshja nuk është arritur apo është afër të ndodh, por
klubi është duke punuar që t’i sigurojë atij një marrëveshje të qëndrueshme. Shuma
e kalimit të tij mund të jetë diku nga 25-30 milionë funte”, ka shkruar
gazetari italian. /GazetaExpress/
The post Di Marzio: Armando Broja është synim kryesor i West Ham United appeared first on Gazeta Express.

