Telenews

“Diaspora është me ty” – dron për Albën në Big Brother VIP Kosova 4

“diaspora-eshte-me-ty”-–-dron-per-alben-ne-big-brother-vip-kosova-4

Një moment emocionues dhe plot ndjenja është shënuar sot brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ku banorja Alba është surprizuar në mënyrën më të bukur.

Gjatë ditës, mbi oborrin e shtëpisë ka fluturuar një dron me mesazhin “Diaspora është me ty”, dedikim që dukshëm e ka prekur dhe gëzuar Albën.

Ajo nuk e ka fshehur emocionin, duke e pritur këtë surprizë me buzëqeshje dhe mirënjohje.

E prekur nga mbështetja që po merr nga bashkatdhetarët jashtë vendit, Alba reagoi menjëherë, duke falënderuar publikisht: “Faleminderit shumë diaspora”, u shpreh ajo, mes emocionesh.

Ky moment u komentua gjerësisht edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit e emisionit e cilësuan si një shtysë të fortë morale për banoren, në një fazë kur presioni i lojës është gjithnjë e më i madh dhe finalja po afrohet. /Telegrafi/

Të ngajshme

GASHANI PREZANTON “GOLDEN HOUR” NË LONDON FASHION WEEK

Rrezarta Ramaj

Ari Bajgora reagon pas mbishkrimit “Kosova është Serbi” në Oslo: Është e trishtueshme dhe provokuese –

KushtrimGuraj

Shakira rikthehet në Madrid pas tetë vitesh, performon para 55 mijë fansave –

KushtrimGuraj