Telenews

Diplomatët amerikanë dhe rusë do të takohen nesër në Turqi

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se diplomatët rusë dhe ata amerikanë pritet të takohen nesër në Stamboll.

Ministri rus tha se të dy vendet do të diskutojnë çështje në funksionimin e ambasadave të dy vendeve të tyre gjatë bisedimeve.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se të dy vendet kishin rënë dakord të rivendosnin “funksionalitetin e misioneve përkatëse në Uashington dhe Moskë” gjatë bisedimeve në Arabinë Saudite javën e kaluar.

Gjatë takimit në Arabinë Saudite, dy shtetet janë pajtuar që të vazhdojnë diskutimet me mundësinë që t’i jepet fund luftës në Ukrainë.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka reaguar duke thënë se është lënë jashtë këtyre bisedimeve – duke këmbëngulur se edhe Kievi duhet të jetë pjesë e bisedimeve.

Të ngajshme

Nis tërheqja më e madhe e automjeteve në historinë e industrisë kineze të automobilave

Yllka Gashi

Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë historik në Zvicër

Yllka Gashi

Gjenerali gjerman: Evropa duhet të përgatitet për luftë në çdo front –

KushtrimGuraj