Telenews

Diplomati britanik: Putin vendos se çfarë do të bëjë Vuçiq

Gjatë kohës sa është duke u mbajtur takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel, ish ministri britanik për Evropë, Denis MacShane, e ka kritikuar mënyrën se si Bashkimi Evropian po i qaset dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas tij, është presidenti rus Vladimir Putin ai i cili vendos se si do të veprojë Aleksandar Vuçiq.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai thotë se përderisa Spanja, Greqia dhe Sllovakia, Qipro dhe Rumania nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, nuk do të arrihet ndonjë ndryshim i lojës.

“POLITICOEurope e ka gabim kur mendon se BE-ja ka ndikim mbi çështjen Kosovë-Serbi. Putin vendos se çfarë do të bëjë Vuçiq. BE-ja mund ta zgjidhë nesër këtë çështje nëse Spanja, Greqia, Sllovakia etj. do ta njohin Kosovën. Kjo do të ishte një ndryshim i lojës. Përndryshe kjo do të vazhdojë në përjetësi”.

Të ngajshme

Osmani për takimin me Shean: Aleatët tanë, të përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Erzana Fazliu

Protesta në Lipjan: Agoni nuk është vetëm një emër, është simboli i padrejtësisë

Valjeta Turkaj

Nga kanagjegji në altar, Engjëllusha kurorëzon sot dashurinë

Erzana Fazliu