Telenews

Distria Krasniqi e jashtëzakonshme, kualifikohet në finale

Distria Krasniqi ka vazhduar me performancë të mirë sot në Grand Slamin e Tbilisit.
Kampionia olimpike triumfoi në gjysmëfinale ndaj xhudistes franceze, Astride Gneto, duke e mposhtur pasi francezja u penalizua me tre kartonë të verdhë.
Kështu, Krasniqi kualifikohet në finale, aty ku do të përballet me xhudisten hungareze, Reka Pupp.
Distria ishte e jashtëzakonshme sot, duke treguar performanca të larta në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Ajo në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse në të dytin mposhti brazilianen, Maria Taba.
Në çerekfinale, Distria tregoi edhe njëherë fuqinë e saj, duke e mposhtur holandezen, Naomi Van Krevel.
Kujtojmë se Distria Krasniqi është garuesja e vetme nga Kosova në këtë Grand Slam.

Të ngajshme

27 Vjet nga rënia heroike e Nasuf dhe Tahir Gashanit

Valjeta Turkaj

Qeveria e Serbisë bllokon fondet e Kosovës për Luginën

Valjeta Turkaj

Organizata britanike alarmon për shkelje të të drejtave të çlirimtarëve në Hagë

Valjeta Turkaj