Telenews

Distria Krasniqi renditet e para në botë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, është renditur e para në botë. Kjo sipas renditjes së re të  publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë ka marrë 7 mijë e 275 pikë.

Pas saj, është renditje xhudistja britanike, Chelsie Giles, e cila ka marrë 7 mijë e 10 pikë.

Derisa e treta është japonezja, Uta Abe, e cila i ka 6 mijë e 800 pikë.

Distria Krasniqi, në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” ka arritur që ta fitojë medaljen e artë.

Ajo po ashtu në disa Kampionate Evropiane dhe Botërore është stolisur me disa medalje, të arta, të argjendta dhe të bronzta.

Të ngajshme

Manchester United fiton përballjen direkte ndaj Aston Villas

Blearta

Real Madridi apo Barcelona? Haaland ka bërë zgjedhjen e tij përfundimtare

KushtrimGuraj

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

KushtrimGuraj