Telenews

Dita e dhjetë e grevës së minatorëve në Trepçë

 

 

Sindikata e Minatorëve të Trepçës është duke e vazhduar edhe sot grevën e urisë. Kjo është dita e dhjetë që ata janë në grevë, greva do të vazhdojë deri në plotësimin e tri kërkesave të tyre.

Kryetari i Sindikatës së minatorëve të Trepçës në Stantërg, Ibrahim Jonuzi,ditë më parë për Arbresh.info ishte shprehur se edhe pse pagat e minatorëve janë transferuar gjatë ditës së mërkure, greva nuk do të ndalet deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.

LEXO EDHE KETE

Deklaratat e Kurtit dhe Sveçlës për pagat e FIT ngjallin reagime të ashpra

Madje, Jonuzi tha se gjendja shëndetësore e minatorëve është e rëndë.

Ai kishte thënë se janë injoruar nga institucionet shtetërore, të cilat nuk e kanë marr mundin as t’i vizitojnë.

“ Gjendja shëndetësore e 700 minatorëve është e rëndë, ka prej tyre të cilët e kanë gjendjen shumë më të rëndë dhe nuk po dimë si t’ia bëjmë. Nuk ka pasur interesim nga ana e institucioneve, përkundër që kjo grevë nuk është kundër Qeverisë dhe ministrisë, por për plotësimin e kushteve tona si minatorë. Mirëpo, kërkesat tona janë shumë më të mëdha sesa pagat”, ishte shprehur Jonuzaj.

Ai gjuthashtu kishte kërkuar që urgjentisht të bëhet shkarkimi i menaxhmentit të Trepçës, sigurimi shëndetësor i minatorëve, përmirësimi i kushteve dhe mjeteve të punës. Nuk kemi me çka me punu./Telenews/

Të ngajshme

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

KushtrimGuraj

Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore

Erzana Fazliu

Dafina Zeqiri vjen me “Tranquilo”

Erzana Fazliu