Telenews

Dita e fundit e afatit, raportohet se Kurti ka takuar Osmanin

Raportohet se mëngjesin e sotëm kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me presidenten Vjosa Osmani.

Takimi vjen një ditë para se përfundojë afati dhjetë ditor brenda të cilit presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duhet të mandatojë një kandidat tjetër për kryeministër ose të shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Telegrafi ka dërguar pyetje në Presidencë dhe Qeveri lidhur me takimin, por deri tani nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Më 26 tetor, në Kuvendin e Kosovës dështoi votimi për formimin e Qeverisë “Kurti 3”.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, paraqiti para deputetëve kabinetin e tij të ri qeveritar, por propozimi nuk u miratua, pasi mori vetëm 56 vota për. Pas këtij zhvillimi, presidentja Osmani nisi konsultimet me subjektet politike. Të premten ajo mbajti një takim të përbashkët me liderët e partive, ku u diskutua për hapat e mëtejshëm.

Pas takimit, Osmani deklaroi se do të bëjë gjithçka që është e mundur për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Të ngajshme

Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Italia

Valjeta Turkaj

Një hapësirë e re për fëmijët e Fushë Kosovës, nis ndërtimi i çerdhes moderne

Valjeta Turkaj

Osmani: FSK-ja gjithmonë gati, gjithmonë në shërbim të atdheut

Valjeta Turkaj