Telenews

Djali me probleme mendore sulmon seksualisht nënën e tij në Pejë, ndërhyn një familjar – pëson lëndime edhe ai

Një djalë, i cili sipas raportit mjekësor ka probleme me shëndetin mendor, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, nën dyshimet për kryerjen e tri veprave penale “dhunë familjare”, “sulm seksual” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

Dyshohet se viktimë e dhunës familjare dhe sulmit seksual ishte nëna e tij, teksa lëndime të lehtë trupore ka pësuar një familjar që ka ndërhyrë në këtë rast.

Lajmin për arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Driton Rugova.

“Sot policia është informuar se në rrugën “Adem Mala” në Pejë ka ndodh një rast i dhunës në familje. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është raportuar nga familjarët se i dyshuari, sipas mjekëve me probleme të shëndetin mendor, ka pas dhunë familjare dhe sulm seksual. Pastaj dëshmitari -familjar, ka ndërhy, por i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është hapur rasti lëndim i lehtë trupor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha Rugova.

Të ngajshme

Finlanda shpall paketën e 34-t të mbështetjes së mbrojtjes për Ukrainën

Yllka Gashi

Pensionohet prokurorja Laura Pula

Yllka Gashi

Granit Xhaka: Sunderlandi e meriton të jetë këtu, Europa League është një tjetër sfidë

Yllka Gashi