Telenews

Dje u hodh ngjyrë në drejtim të Liburn Aliut në Leposaviq

Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka dhënë detaje për sulmin ndaj ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, që dje vizitoi kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Në raport thuhet se dy vetura të Policisë së Kosovës derisa kanë qenë në eskortë janë sulmuar me vezë dhe ngjyrë nga persona të panjohur.

“SULM & ASGJËSIM APO DËMTIM PRONE- Leposaviq 13.06.2023 – 09:15. Raportohet se dy vetura pronë e Policisë së Kosovës deri sa kanë qenë në eskortë duke u kthyer nga objekti i Komunës së Leposaviqit, nga të dyshuar deri më tani të panjohur janë sulmuar me vezë dhe me ngjyrë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.”

Të ngajshme

Presidentja Osmani: Epopeja e Dukagjinit është kujtesë dhe testament i sakrificës

Rrezarta Ramaj

Kurti priti në takim komisionerin e Lartë të OSBE-së, ja çka u bisedua

Rrezarta Ramaj

27 vjet nga Masakra e Kotlinës, Kurti kërkon drejtësi për martirët

Rrezarta Ramaj