Telenews

OVL e UÇK-së i ka disa fjalë për Epopenë e Dukagjinit

Sot, në përvjetorin  28-të të Epopesë së Dukagjinit, kategoritë e dala nga lufta organizuan homazhe për të nderuar një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë të afërt.

Me këtë rast, ata vendosën kurora lulesh në Kompleksin e Dëshmorëve të Kombit të Zonës Operative të Dukagjinit, duke përkujtuar me respekt dhe krenari të rënët e kësaj dite: Gazmend Mehmetaj, Agron Mehmetaj dhe Himë Haradinaj.

Ngjarjet e 24 marsit 1998 mbeten të gdhendura thellë në kujtesën kolektive. Në atë ditë, Hilmi Haradinaj, së bashku me djemtë dhe bashkëfshatarët e tij, i bënë ballë me guxim një rrethimi të trefishtë nga qindra forca jugosllave. Qëndresa e tyre heroike konsiderohet si një nga dëshmitë më të fuqishme të vendosmërisë për liri, dinjitet dhe mbrojtje të atdheut.

Po ashtu, kjo datë lidhet edhe me një moment kyç të historisë moderne të Kosovës. Më 24 mars 1999, NATO ndërhyri për t’i dhënë fund një padrejtësie të madhe ndaj popullit të Kosovës. Ky akt vazhdon të kujtohet me mirënjohje të thellë, si një hap vendimtar drejt lirisë dhe çlirimit të vendit.

Përmes këtyre aktiviteteve përkujtimore, u ritheksua rëndësia e ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të sakrificës së atyre që dhanë jetën për liri.

Të ngajshme

“Lopa është nda prej tufës, ka shku në oborr të Gjykatës, shkova ta marr, përfundova në burg” – Rrëfimi i Hashim Miftarit për 48 orët e ndalimit

Rrezarta Ramaj

“Jeta është shumë e vështirë pa ty, vëllai jem” – Motra e policit Altin Kryeziu e kujton me dhimbje, tre muaj pas vdekjes së tij –

KushtrimGuraj

Ditëlindja që sjell mall e krenari – Viton Ukaj kujton vëllanë dëshmor, Ismet Ukajn, pranë shtatores së tij –

KushtrimGuraj