Telenews

Dodik e Vuçiq përsëri kërkojnë “shpëtim” në Moskë

Pavarësisht sanksioneve perëndimore dhe izolimit politik, liderët e entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, dhe të Serbisë – Millorad Dodik dhe Aleksandar Vuçiq – vazhdojnë të mbajnë kontakte të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin.

Edhe pse këto takime janë të shpeshta, analistët vlerësojnë se ato shërbejnë më shumë si një mesazh për Perëndimin sesa si mbështetje konkrete nga Moska.

“Mendoj se ajo që kërkojnë është mbështetje simbolike nga Putini për t’i frikësuar evropianët dhe për t’ua bërë me dije se është në interesin e tyre të mos ushtrojnë më shumë presion as ndaj Vuçiqit e as ndaj Dodikut”, tha për Radion Evropa e Lirë Toby Vogel, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Berlin.

Dodik, i cili së fundi nuk e ushtron më funksionin e presidentit të Republikës Sërpska pasi iu hoq mandati me vendim gjyqësor të formës së prerë, në një intervistë për median ruse Sputnik ka paralajmëruar se “së shpejti” do të udhëtojë për në Rusi dhe se gjatë tetorit pritet të takohet me Putinin.

Nga Rusia, sipas tij, do të kërkojë që të vendosë veto për vazhdimin e mandatit të misionit paqeruajtës të Bashkimit Evropian në Bosnjë – EUFOR Althea – për të cilin çdo nëntor votohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, këtë javë do të udhëtojë për në Pekin, ku do të takohet me liderin kinez, Xi Jinping, dhe presidentin rus, Vladimir Putin, bëri të ditur zyra e tij për media.

Të ngajshme

Presidentja Osmani takon ambasadorin britanik Hargreaves

Donat Hashani

“Nuk mjafton një kërkim falje…” – Haradinaj për punimin e Bashës anti-UÇK (VIDEO)

Donat Hashani

Nesër varroset 35-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Mushtisht

Donat Hashani