Telenews

Dodik lajmërohet nga Izraeli – tregon pse nuk u arrestua në Tel Aviv

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, ka folur nga Izraeli, pasi që udhëtoi nga Bosnja dhe Hercegovina me një fluturim drejt kryeqytetit të Serbisë, Beogradit pavarësisht urdhrit të arrestit të shpallur për të.

Ai tha se Izraeli është një vend që respekton fuqinë, historinë dhe vendosmërinë e tij, shkruan klix.ba.

“Izraeli tregon se liria dhe siguria nuk kanë çmim dhe se një popull që e di kush është – nuk pranon të jetë as objekt as nënshtruar. Ashtu si Izraeli mbron veten pa kërkuar falje, ashtu edhe Republika Serbe mbron të drejtën e saj për të ekzistuar, vendosur dhe ruajtur betimin e paraardhësve”, tha separatisti serb.

Ai krahasoi serbët me hebrenjtë dhe tha se të dy popujt “kanë provuar të shuhen plotësisht dhe kanë mbijetuar”.

“Për këtë arsye ne kuptojmë njëri-tjetrin. Dhe për këtë arsye qëndrojmë së bashku”, shtoi Dodik.

Kujtojmë se fluturimi i separatistit serb nga Banja Lluka përbën një dështim të agjencive shtetërore për zbatimin e ligjit, dhe Policia Kufitare e BeH po zhvillon një hetim për kalimin e kufirit shtetëror.

Dodik gjendet në Izrael pasi ishte ftuar në Konferencën për Luftën kundër Antisemitizmit, e cila do të mbahet më 26 dhe 27 mars në Jerusalem.

Të ngajshme

Ky është personi që dyshohet se shtiu mbrëmë me armë në Prishtinë, Naser Gashi ishte viktimë e rastit

Valjeta Turkaj

Aksidenti në Ferizaj, katër të lënduar, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë

Valjeta Turkaj

ATK-ja me kërkesë të veçantë për “freelancerë”, “influencerë”, “out-source”

Valjeta Turkaj