Telenews

Dogana e Kosovës konfiskon duhan të kontrabanduar mbi 15 mijë euro, i dyshuari arratiset

Oficerët doganor në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë ku edhe janë gjetur cigare të kontrbanduara.  

Dogana njofton se fillimisht automjeti nuk i është bindur urdhërave të zyrtarëve doganor për t’u ndaluar dhe ka tentuar të ikë, “mirëpo falë profesionalizimit te zyrtarëve doganor dhe policor është arritur që të ndalohet automjeti kurse vozitësi ka ikur nga vendi i ngjarjes. Me këte rast në automjet janë gjetur 250,000 copë cigare pa banderola të kontrabanduara. Shmangiet e llogaritura nga taksat e aplikueshme janë 15,885.00 Euro”.

Lidhur me kete rast është njoftuar Prokuroria dhe kanë filluar hetimet penale, automjeti dhe mallrat (cigare) janë sekuestruar.

 

 

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj