Telenews

Dogana sekuestron 130 paketime të barnave të kontrabanduara në një barnatore në Prishtinë

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë gjetur të fshehura 130 paketime të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja të cilat janë kontrabanduar, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Përmes një njoftimi për media, Dogana bën me dije se pas informatës së marrë nga qytetarët kanë bastisur barnatoren në fjalë, ku kanë gjetur dhe sekuestruar barnat e kontrabanduara.

“Në Prishtinë, Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencë të barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll në një barnatore. Si rezultat, janë gjetur të fshehura 130 paketime të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja, të cilat janë kontrabanduar në Kosovë.

Malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe ndaj palës është inicuar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj