Telenews

Dogana sekuestron 2,559 pako pa banderola RKS

Bazuar në një informatë zyrtare, njësitë kompetente të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve, kanë realizuar kontroll në një subjekt farmaceutik në Prishtinë.

Gjatë kontrollit, në pjesën e tualetit të lokalit është zbuluar një hapësirë e modifikuar, në të cilën ishin fshehur 2,161 pako barnash pa dokumentacion mbulues dhe pa banderola të Republikës së Kosovës.

Me autorizim të prokurorit kompetent, kontrolli ka vazhduar edhe në një shtëpi banimi të ndërlidhur me rastin. Gjatë kontrollit të bodrumit dhe pjesëve të tjera të objektit janë zbuluar edhe 398 pako barnash pa banderola RKS.

Në të dy lokacionet janë sekuestruar gjithsej 2,559 pako barnash.

Malli i zbuluar në subjektin farmaceutik dhe në shtëpinë e banimit është sekuestruar dhe evidentuar në dokumentacionin përkatës, së bashku me specifikacionet e sasive dhe emërtimet e barnave.

Vlera dhe detyrimet e përllogaritura janë:

* Në subjektin farmaceutik: vlera doganore 15,112.84 euro;

* Në shtëpinë e banimit: vlera doganore 5,633.10 euro .

Vlera e përgjithshme doganore e mallit të sekuestruar është 20,745.94 euro.

Rasti është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin kompetent dhe institucionet përgjegjëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe tregtimit të paligjshëm të barnave, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, konkurrencës së ndershme dhe interesave financiare të Republikës së Kosovës.

Të ngajshme

Çmimet e prodhimit në Kosovë në rritje, 4.6% më të larta se një vit më parë

Yllka Gashi

SHBA-ja heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit pas 47-vjetësh

Yllka Gashi

Vdekja e Eqrem Kryeziut, Haxhiu ngushëllon familjen: Kosova humbi një intelektual dhe veprimtar të shquar

Yllka Gashi