Telenews

Rama: Bllokadat ndaj projekteve të Prishtinës kanë qenë të jashtëligjshme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ndalimi i punimeve të Komunës para Bibliotekës Kombëtare dhe bllokadat e tjera ndaj projekteve të kryeqytetit kanë qenë të jashtëligjshme.

Sipas tij, vendimi për përcaktimin e zonës së kontrolluar dhe të kufizuar për monumente është marrë vetëm para dy ditësh.

Ai ka pretenduar se ky vendim dëshmon se bllokadat e mëparshme ndaj projekteve të Komunës së Prishtinës kanë qenë, sipas tij, të jashtëligjshme.

“Po ja tash këto janë gjëra ligjore. Para dy dite erdhi dokumenti ose vendimi i përcaktimit të zonës të kontrolluar pra të kufizuar për monumente. Çka domethënë kjo? Domethënë që çdo gjë që unë e kam thënë tash e dy vjet, që të gjitha bllokadat, të gjitha sabotazhet që kanë qenë, kanë qenë të jashtëligjshme vetëm se është konfirmuar para dy dite. Sepse ky vendim që është marrë para dy dite tregon që nuk ka pasur asnjë vendim të tillë para dy dite”, tha ai.

Ai ka deklaruar se Komuna kishte leje për punimet, ndërsa ka paralajmëruar se do t’i kundërshtojë vendimet që i konsideron të jashtëligjshme.

“Normal që ka pas leje. Prandaj, për këtë po flasim që janë vetëm vendime të jashtëligjshme edhe kjo vetëm se është konfirmuar tash edhe prej vetë ligjvënësve që me vendimin që e kanë marrë po me thënë që është tash në fuqi tek para dy dite. Po unë për këtë çështje ballafaqohem tash e dy vjet. Domethënë të gjitha ato vendime që janë marrë për me bllokuar proceset kanë qenë të jashtëligjshme. Absolutisht jo, ne normal që do të ballafaqohemi me të gjitha këto vendime të jashtëligjshme. Do t’i luftojmë sepse krejt çka ne po duam me bërë është një transformim i mirëfilltë për qytetarët tanë. Domethënë çka po bëjmë? Po krijojmë hapësira më të mira publike për qytetarët tanë. S’jemi duke e bërë këtë kundër kujt apo për inate të kujt, po për të mirën e qytetarëve, e në anën tjetër ballafaqohemi me këtë bllokadë të cilat nuk kanë asnjë bazë ligjore”, ka thënë ai.

Rama është pyetur edhe lidhur me kallëzimin penal të dorëzuar në Prokurorinë Speciale nga Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ndaj tij dhe shefit të kabinetit të tij, Florent Maliqi.

I pyetur nëse është ftuar nga Prokuroria për të dhënë deklaratë, Rama tha se nuk ka marrë ndonjë informacion për një ftesë të tillë, ndërsa i ka mohuar pretendimet e ngritura ndaj tij.

“Jo, nuk kam asnjë, asnjë informacion që është që kanë kërkuar që dikush të shkojë deri sot(në prokurori). Nuk kam asnjë informacion. Po normal që kam pasur komunikim edhe gjithçka po them edhe e kam thënë edhe publikisht që gjithçka çka ka qenë ka qenë e fabrikuar, domethënë nuk ka pasur asnjë, asnjë të vërtetë në to. E kam thënë këtë edhe publikisht po e them prapë. Unë edhe atëherë e kam ftuar prokurorinë me u marrë me të gjitha këto gjëra po them është transparencë totale dhe jemi të hapur. Pra për fat të keq po them këto procese po shfrytëzohen për çështje politike, për çështje të kota vetëm me i ndalur proceset e mira në kryeqytet. Pra ne jemi duke vazhduar me punë të mira në të gjitha pjesët e kryeqytetit edhe do të vazhdojmë me punë të mira përkundër faktit që po ballafaqohemi me çfarëdo gjërash me çfarëdo fabrikimesh të ndryshme që po ndodhin tash e sa muaj e sa vjet me thënë”, tha ai.

Kryetari i Prishtinës tha se ka qenë i gatshëm që Prokuroria t’i shqyrtojë dokumentet dhe procedurat e Komunës.

“Po unë po e kam thënë edhe publikisht edhe i kam ftuar edhe prokurorinë edhe të gjithë edhe kam thënë edhe kemi hapur të gjitha ato files, dokumentat me i shikuar. Çdo gjë nuk ka asgjë që është e jashtëligjshme. Çdo gjë është përbrenda ligjit. Pra të gjitha kanë qenë tendenca për me sabotuar punën e mirë që po ndodh në kryeqytet”, tha ai.

Të ngajshme

OVL-UÇK mbështet protestën e 12 shtatorit për ish-krerët e UÇK-së

Yllka Gashi

Vdekja e Eqrem Kryeziut, Kurti: Përveç në politikë, dha kontribut të madh edhe në arsim dhe akademi

Yllka Gashi

Dogana sekuestron 2,559 pako pa banderola RKS

Yllka Gashi