Telenews

DON XHONI SOT FESTON DITËLINDJEN E 22-TË, I BËN NJË SUPER-DHURATË VETES

Reperi i njohur shqiptar, Xhonatan Isufi i njohur për publikon si Don Xhoni, feston sot ditëlindjen.
I lindur më 8 prill të vitit 2000, artisti nga Drenica ditën e sotme (e premte) kremton ditëlindjen e 22-të.
Ndërkohë që ka shpërndarë disa fotografi në rrjete sociale, ai tregon se ka blerë një vilë të re.

“Dhuratë vetes për ditëlindje. Vilë në pandemi”, ka thënë në përshkrim të një fotografie të shpërndarë në InstaStory.
Ai madje ka publikuar edhe marrëveshjen duke shtuar: “Elhamdulilah vetëm Zotit të madh edhe krejt juve për krejt dashurinë e mbështetjen prej ditës së parë”.

“Vazhdojmë 2022 me super-surpriza që janë duke ardhur në këtë vit”, ka thënë tutje ai.
Don Xhoni përndryshe bëri debutimin në skenë në vitin 2020 gjatë pandemisë, teksa ka korrë suksese të mëdha me hite të shumta. 

Të ngajshme

Ndërron jetë nëna e këngëtares Big Mama

Blearta

Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu

Blearta

Lirimi i Gjestit në një ditë të dhimbshme: Vëllai i tij i ndjerë sot do të festonte ditëlindjen e 16-të

Blearta