Telenews

Donacioni i Gjermanisë për FSK-në, Rohde: Një hap më afër Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ia dorëzoi ministrit kosovar të mbrojtjes, Ejup Maqedonci çelësat e 5 kamionëve që Gjermania ia dhuroi sot Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Rohde, në ceremoninë e pranim-dorëzimit të këtij donacioni në kazermën “Adem Jashari” tha se ky është “një hap më afër që ne po e bëjmë drejt Kosovës

Jam shumë i kënaqur të jem sot në dhënien e këtij donacioni, të pesë kamionëve, financim nga Gjermania. Ky projekt ka filluar që nga viti 2022 me ministrin Mehaj dhe grupin përfaqësues. Kjo është një ndihmë për logjistikën, në fushën e transportit në përgjithësi”, tha ambasadori gjerman.

“Ka pasur edhe 10 kamionë. Dhe tani kemi gjithsej 15 kamionë”, shtoi Rohde.

Ambasadori i Gjermanisë i dëshiroi ministrit Maqedonci edhe shumë lajme tjera të mira në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Faleminderit zoti ministër dhe ju dëshiroj edhe shumë lajme të tjera të mira në këtë drejtim”, tha Rohde në fund të fjalës së tij.

 

source

Të ngajshme

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj