Telenews

Donald Trump kritikon transferimin e tankeve në Ukrainë

Donald Trump ndihet i shqetësuar me vendimet e fundit të aleatëve perëndimor për të dërguar tanke në Ukrainë.

Ish-presidenti i SHBA-së tha se këto vendime mund të shkaktojnë luftë bërthamore.

“Së pari tanke, pastaj raketa bërthamore. Përfundoni menjëherë këtë luftë. Është kaq e lehtë!”, shkroi Trump në platformën e vetë sociale “Truth”.

Qeveria gjermane konfirmoi dje se do të dërgojë 14 tanke “Leopard 2” në Ukrainë dhe se do t’i lejojë vendet e tjera të eksportojnë automjete të rënda luftarake, raporton dailymail.

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se Uashingtoni planifikon t’i sigurojë Kievit 31 tanke “Abrams”.

Ai pretendon se “nuk bëhet fjalë për luftë kundër Rusisë, por për liri”, dhe se këto tanke “nuk nënkuptojnë një kërcënim për Rusinë”.

Ndryshe, mbi 50 shtete deri më tani e kanë ndihmuar në forma të ndryshme shtetin ukrainas në luftën kundër pushtimit rus, i cili ka filluar më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Të ngajshme

Ligji për Specialen, senatorët amerikanë: Shpresojmë që Apeli do të çojë në rezultat që mund ta kuptojnë qytetarët

Rrezarta Ramaj

Alarm në aeroportin e Nurembergut, pezullohen fluturimet pas një emergjence –

KushtrimGuraj

Trump: SHBA-ja vazhdon të ndajë informacione të inteligjencës me Ukrainën –

KushtrimGuraj