Publicisti i njohur, Ben Blushi, në opinionin e tij të fundit, ka shkruar gjerë e gjatë për delirin e presidentit amerikan, Donald Trump, të cilin e ka quajtur ‘kryezjarrëfikës’ që po shuan zjarre, por që s’po e vë re prushin në mes të Ballkanit.
Tymi i Gazës dhe Ukrainës është aq i dendur, thotë Blushi, sa që nuk lejon të shihet një vatër me prush e që është Kosova, të cilën Trump e ka përfshirë në listrën e zjarreve që ka shuar.
Megjithatë, sipas Blushit, nga lartësia e avionit të Donald Trump, Kosova pothuajse nuk duket fare. Siç thotë ai, Trump nuk është marrë fare me këtë zjarr, që frika e palëve e ka lënë në gjendjen që ishte, pa e shuar dhe pa e ndezur.
Çfarë duhet të bëjnë kosovarët, sipas publicistit Blushi, për ta bindur presidentin amerikan që të merret me çështjet ende të hapura me Serbinë?
Kosovarët, shkruan Blushi, duhet të duhet të bëjnë cdo gjë që mundet, për ta bindur Trumpin të merret me prushin që po fle për ta shuar një herë e mirë.
“Kosovarët duhet t’i lënë grindjet e brendshme që po i marrin aq shumë kohë dhe duhet të sillen si ata njerëzit e një fshati të vogël që ia bëjnë me dorë një avioni që sjell ujë në një pyll në mes të flakëve.
Ata duhet ta shfrytëzojnë sic duhet delirin e Donald Trump për të shuar cdo zjarr para se të dalë në pension.
Kosovarët duhet të futen me cdo kusht në listën e sukseseve të Trumpit.” – shkruan ai.
Tutje, ai shprehet se po qe së kjo lexohet mbrapsht nga kosovarët, duhet të dinë se serbët po luten që mundësisht Trump të mos merret fare me çështjen e Kosovës këto tre vjet që i kanë mbetur.
Siç thotë Blushi, “për rrjedhojë kosovarët duhet të bëjnë të kundërtën” dhe “t’i krijojnë kryezjarrëfikësit [Trumpit] iluzionin se mund ta shuajë prushin e fjetur me një të fryrë të buzëve.”
A rrezikohet Kosova nga një administratë tjetër në SHBA, sipas Blushit?
Publicisti në fund thotë se Trumpi është i lumtur të arrijë marrëveshje aty ku të tjerët para tij kanë dështuar, sepse në të kundërt, tre vjet më pas çdo gjë mund të kthehet në pikën zero.
Dhe atëherë, ai shkruan se mund të jetë vonë, prandaj prushi mes serbëve dhe kosovarësve duhet të shuhet qysh tani.
“Kushdo që do të vijë në Shtëpinë e Bardhë pas Donald Trump, nuk do vuajë nga deliri i tij si kryezjarrëfikës i botës.
Atëherë me shkrepset e gatshme franceze, angleze, ruse, turke, kineze dhe arabe zjarret në botë do fillojnë sërish.
Nga Gaza deri në Kosovë.
Por atëherë mund të jetë vonë prandaj prushi që mban të gjallë flakët mes serbëve dhe kosovarëve duhet shuar tani.
Me pompën e delirit të Donald Trump, e cila mesa duket funksionon.”