Telenews

Doni paqe, apo t’i dërgoni fëmijët në luftë? Vuçiqi u drejtohet popullit serb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se do të jetë gjithnjë e më e vështirë për Serbinë pasi situata në botë po komplikohet dhe se Perëndimi dëshiron ta marrë “kartën e Kosovës” nga duart e presidentit rus Vladimir Putin.

Duke folur për kritikat për politikën në lidhje me Kosovën, Vuçiq pyeti “a doni paqe, apo t’i dërgoni fëmijët në luftë”.

“Doni paqe? Mos u ankoni se gjithçka në botë është tradhti”, tha Vuçiq nga Abu Dhabi.

Siç transmeton“N1”, Vuçiq vlerësoi se konflikti ukrainas-rus do të vazhdojë të përshkallëzohet, sepse në fjalimet e sotme të presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putin dhe Joe Biden, askush nuk foli për paqen, por vetëm për fitoren ndaj palës tjetër.

Për Putinin, e vërteta është në anën e Rusisë, dhe për Biden, Ukraina nuk është vendi ku Rusia do të fitojë.

“Është e qartë se po shkojmë drejt ndezjes së mëtejshme të konfliktit”, tha Vuçiq nga Abu Dhabi, ku mori pjesë në panairin ndërkombëtar të armëve.

“Është e qartë se askush nuk dëshiron të pranojë një zgjidhje të mesme, por fitoren e tyre dhe humbjen e palës tjetër”, tha ai.

Të ngajshme

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj

Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza

Rrezarta Ramaj