Kandidati për Asamblenë Komunale të Drenasit, kirurgu i njohur vaskular Dr. Ramë Gashani, ka shprehur mirënjohje publike ndaj Endrit Thaçit, djalit të Presidentit historik të Kosovës, Hashim Thaçi, për mbështetjen që i ka dhënë gjatë kësaj kohe fushate.
Dr. Gashani e ka vlerësuar këtë përkrahje si një nder dhe privilegj të madh, duke theksuar se përkrahja e birit të “babait të pavarësisë së Kosovës” është motivim i fuqishëm për të vazhduar angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve të Drenasit.
“Kur pranë ke djalin e Presidentit historik, Hashim Thaçit, kjo padyshim është një nder dhe privilegj. Përkrahja e Endritit më jep forcë të shtuar që të vazhdoj me përkushtim dhe përgjegjësi rrugën time politike, duke qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve tanë,” ka theksuar Dr. Ramë Gashani.
Ai ka shtuar se mbështetje të tilla e bëjnë edhe më të vendosur në synimin për të ofruar vizion dhe punë konkrete për zhvillimin e komunës së Drenasit, duke i qëndruar afër qytetarëve me profesionalizëm dhe humanitet.