Telenews

Drake vë bast mbi 600 mijë euro për fitoren e Barcelonës dhe Arsenalit sot, nëse ia qëllon kaq para do t’i fitojë

drake-ve-bast-mbi-600-mije-euro-per-fitoren-e-barcelones-dhe-arsenalit-sot,-nese-ia-qellon-kaq-para-do-t’i-fitoje

Me rastin e El Clasicos të organizuar sot në “Santiago Bernabeu”, Barcelona do të vendos në fanellë logon e reperit Drake , bufin e tij (Ovo).

Një ide e lindur nga partneriteti mes Barcelonës dhe Spotify, e cila zakonisht shfaqet si sponsor në fanellat e Blaugranës.

Një partneritet që do të festohet me një sërë fanellash unike ku emri i sponsorit do të zëvendësohet me atë të artistëve të ndryshëm. Drake, me bufin e tij, do të jetë i pari, në një rast të veçantë siç është El Clasico.

Reperi kanadez është një sportdashës i njohur që i pëlqen edhe bastet dhe në këtë ka dashur të ekzagjerojë me një bast të dyfishtë: Drake në fakt ka vënë një bast masiv prej 617,467 eurosh.

Arsenalin e ka vendosur të fitojë ndaj Leeds United, dhe Barcelonën ndaj Real Madridit, transmeton Klankosova.tv.

Nëse ai fiton bastin do të fitojë 2,8 milionë euro.

Të ngajshme

Valdrina befason me deklaratën për Valdetin në BBVK

Rrezarta Ramaj

Kylie Jenner mahnit me selfie provokuese, shfaqet me reçipeta

Rrezarta Ramaj

Sonte prime i radhës i “BBVK5”, çfarë pritet të ndodhë?

Rrezarta Ramaj