Telenews

Drama e Ledrit dhe Dafinës nëpër tekste, autori i këngëve Elgit Doda del me deklaratë për çështjen në fjalë

Ka tash e sa ditë që në rrjetet sociale përflitet për këngëtarët Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula.

Dyshja në fjalë që para më shumë se një dekade kanë qenë në një lidhje romantike bashkë, kanë kënduar vargje të ngjashme në dy këngë të ndryshme, që duket sikur sinkronizoheshin me njëra-tjetrën.

Kjo i ka lënë fansat në dyshim se mos Dafina dhe Ledri po komunikojnë mes këngëve të tyre.

Megjithatë një gjë të tillë e ka përjashtuar si mundësi autori i këtyre dy këngëve, kantautori Elgit Doda.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Instagram, ka treguar në InstaStory se këngët “E keni ditë” nga Ledri dhe Romeo, dhe “Si mua” e Dafinës me të, nuk kanë ndonjeë lidhje me njëra-tjetrën si këngë.

“Ka mbi 10 vite në këtë tregun tonë të muzikës. Kam bërë shumë këngë dhe shumë tekste. Sot dua të flas për një rast që ka ndodhur këtë verë. Bëhet fjalë për dy këngë të prodhurara nga unë, ‘E keni dit’ Romeo, Ledri, Klementi dhe ‘Si mua’, kënga e Dafinës dhe e imja. Pikë së pari dua të them që kënga me Dafinën ka mbi një vit që është prodhuar me tekst dhe muzikë ndërsa kënga tjetër ‘E keni dit’ është finalizuar këtë verë. Dhe shumica e vijave melodike dhe disa pjesë të teksteve djanë bërë nga unë dhe pa dashur mund të kem përsëritur atë pjesë të tekstit që sot po bën një zhurmë mediatike që unë e shikoj më shumë si marketinf për të shfrytëzuar momentin, asgjë më shumë. Ndaj mbaj përgjegjësi të plotë për këtë ngatërresë sepse jam unë ai që kam shkruar ato dy pjesë të tekstit dhe kërkoj ndjesë publike për këtë gjë të bërë jo qëllimisht. Faleminderit”, ka shkruar Elgit Doda në InstaStory.

Të ngajshme

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu

Selena Gomez ndihet “e sigurt” me Benny Blancon

KushtrimGuraj