Telenews

Nuk u paraqit në punë për mbi 68 ditë, “Trepça” ia shkëput kontratën

nuk-u-paraqit-ne-pune-per-mbi-68-dite,-“trepca”-ia-shkeput-kontraten

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës S.B., pasi i njëjti është konstatuar se ka munguar në punë për mbi 68 ditë në pune.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të ndërmarrjes në Facebook, thuhet se pas shqyrtimit të çështjes, “Komisioni ka konstatuar shkelje të rëndë të detyrave të punës, në përputhje me nenin 10, paragrafi 1, nënparagrafi 1.27 të Rregullores nr. prot. 2906, datë 30.07.2020, për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të Punëtorëve të Trepça Sh.A”.

“Në bazë të këtyre shkeljeve, Komisioni Disiplinor, me vendim nr. Prot:800 datë 27.01.2026, ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerje e marrëdhënies së punës, pasi që i njëjti ka munguar për më shumë se 68 ditë për këtë përudhë është paguar”, u tha në njoftim.

“Trepça” ka sqaruar se shkelje e rëndë, sipas rregullores, konsiderohet mungesa nga puna pa arsye tri ditë rresht ose pesë ditë brenda 12 muajve.

Të ngajshme

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Rrezarta Ramaj

I zhdukur nga 2 korriku, policia kërkon ndihmë në gjetjen e Xhafer Raqit

Rrezarta Ramaj

Vedat Bajrami padit Xhulin për shpifje dhe fyerje pas deklaratave në podcast

Rrezarta Ramaj