Drejtoresha e Klinikës së Neonatoligjisë, Hajrije Ismaili, është kërcënuar nga axha i një foshnjeje, i cili është duke u trajtuar në klinikë.
Sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, kërcënimi ka ndodhur derisa ajo po mbante kujdestarinë e rregullt dhe po ofronte kujdes për foshnjat e porsalindura.
“Derisa po mbante kujdestarinë e rregullt dhe po ofronte kujdes për foshnjat e porsalindura, në kuadër të Klinikës së Neonatoligjisë, në orët e vona është kërcënuar dhe fyer drejtoresha, Hajrije Ismaili”, thuhet në reagim.
“Kërcënimi ka ndodhur nga axha i një foshnjeje, i cili është duke u trajtuar në klinikë”.
“Sipas rregullit të klinikës, të drejtë në informatë kanë vetëm nënat dhe baballarët, çdo ditë nga ora 12:00 deri në 13:00”.
“ShSKUK dënon kërcënimin ndaj drejtoreshës Ismaili, duke kërkuar nga organet kompetente të ndërmarrin masa ndaj kërcënuesit”.

