Telenews

Drejtori i BKS-së tregon se me sa milionë euro mund të sigurohen policët e Kosovës

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, ka thënë se me pesë milionë euro mund të sigurohen policët e Kosovës.

Ai tha se për këtë çështje, industria e sigurimeve është e gatshme të diskutojë me institucionet e Kosovës që policia të kenë sigurime shëndetësore.

LEXO EDHE:

Fevziu godet marrëdhëniet mes Kosovës e Shqipërisë

“Nëse i referohemi kërkesave për liberalizim të tregut është një proces që ka filluar kohë më parë dhe se ende është në proces, mirëpo e gjithë kjo varet nga objektivat që i ka Banka Qendrore e Kosovës”.

“Çështja e automjeteve të paregjistruara është një çështje e ndjeshme dhe pas implementimit të stikersave gjatë regjistrimit të veturave e me këtë janë pastruar veturat vjetra nga databaza”, tha Mazreku.

Ai tutje tha se se pas pastrimit të këtyre veturave kërkesat për dëmshpërblime janë më të vogla, ku shkaktarë janë veturat e paregjistruara

Rreth problematikës së Kartonit të Gjelbër, Mazreku tha se ato që na janë kërkuar nga Brukseli rreth kësaj çështje tashmë janë bërë.

“Këshilli i Byrosë na ka konfirmuar që i kemi kry shumicën e punëve që duhen bërë porse kjo lidhet edhe me çështje politike e që lidhet konkretisht me anëtarësimin e Kosovës në OKB”, tha Mazreku.  /Telenews.al/

Të ngajshme

“Duhet të ndryshojë, përndryshe do ta ketë vështirë”, vjen paralajmërimi për Viniciusin

Rrezarta Ramaj

Shifra shqetësuese të dhunës në familje, raste të shumta raportohen brenda 24 orëve

Rrezarta Ramaj

I kanosi policët gjatë shqiptimit të tiketës, përfundon në mbajtje

Rrezarta Ramaj