Telenews

Drejtori i Inspeksionit në Podujevë thotë se kryetari Bulliqi e shkarkoi menjëherë pas rrënimeve në Orllan

Besnik Mulliqi është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Podujevës.

Kjo u bë e ditur nga vet Mulliqi, i cili përmes një shkrimi në Facebook tha se vendimin për shkarkim e ka pranuar përmes një e-maili zyrtar. Kjo sipas tij erdhi pas një aksioni të rrënimeve në fshatin Orllan, në zonën e Liqenit të Batllavës.

Ai thotë se ka pasur mospajtime të thella me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi, për rrënimet e bëra duke pretenduar se kjo edhe është arsyeja e shkarkimit të tij.

“Pra, shkarkimi ka ndodhur si pasojë e përpjekjeve të mia të vazhdushme për ta mbrojtur atë zonë dhe jo vetëm! Po, është e vërtetë që kemi pasur mospajtime të thella me Kryetarin e komunës së Podujevës, në njërën anë une në mbrojtje të ligjit dhe anën tjetër “Ai” në tentim për të më penguar!”, ka shkruar Mulliqi në Facebook.

Ai e cilëson vendimin për shkarkimin e tij si skandaloz.

Të ngajshme

Musliu: Secili që ia ka mësyrë Drenicës është kthyer i turpëruar prej saj

Valjeta Turkaj

Kos në Prishtinë: Në Kosovë duhet të rikthehet stabiliteti politik

Valjeta Turkaj

“Kur je me gra nuk sulmohet njeriu”, reagon Hysni Mehani pas incidentit me Sami Lushtakun

Valjeta Turkaj