Skuadra e Drenicës ka njoftuar pak minuta më parë se ka ndarë rrugët me trajnerin, Sunaj Keçi.
Sipas klubit drenicas, vendimi është marrë pas rezultateve te dobëta në tri (3) ndeshjet e Ligës Parë së Kosovës në futboll dhe kështu bordi i klubit ka mbajtur mbledhje urgjente me ç’rast ka vendosur unanimisht për nderprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Sunaj Keçi, transmeton Telenews.al
Në njoftimin për ndërprerjen e bashkëpunit, klubi i Drenicës e ka falenderuar trajnerin Keçi për bashkëpunimin e deri tanishëm, dhe i ka dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës së tij.
Tek Drenica kanë bërë me dije se ambiciet e klubit janë serioze dhe të mëdha dhe si rrjedhojë e kësaj ka ardhur edhe deri te ky vendim.
Poashtu në njoftim theksohet se klubi i Drenicës do të angazhohet me gjithë potencialin dhe mundësitë që ka për të bërë zgjedhjet e duhura për t’iu kthyer rezultateve pozitive. /Telenews.al/

