Telenews

Drenicaku qëlloi me pushkë në ajër për t’i frikësu hajnat dhe njoftoi policinë, përfundoi vetë në polici për armëmbajtje pa leje

Një ngjarje e pazakontë është raportuar të shtunën mbrëma në fshatin Shtrubullovë të Gllogocit, ku një qytetar ka qëlluar me armë zjarri artizanale në oborrin e shtëpisë së tij për të frikësuar persona që, sipas tij, po tentonin të kryenin vjedhje.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti është raportuar më 21 qershor 2025, rreth orës 21:45, kur Habib Jashari, 39 vjeçar ka njoftuar se kishte vërejtur persona të panjohur duke hyrë në pronën e tij dhe ka shtënë me armë në ajër për t’i trembur.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie artizanale pa numër serik dhe pa mbishkrim, si dhe: 2 fishekë Cheddite 16, 1 gëzhojë të zbrazët me të njëjtin mbishkrim.

Pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar, është iniciuar procedurë penale për veprat: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa arma dhe municioni janë sekuestruar për procedurat e mëtejme hetimore.

Gazeta Sinjali do të përcjellë më tej rrjedhën e hetimeve në këtë rast që ngre pyetje për balancën mes vetëmbrojtjes dhe ligjshmërisë së përdorimit të armës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Irani sulmoi Tel Avivin pasi u godit nga SHBA, Izraeli duket se sulmoi pozicionet raketore iraniane që mund t’i godasin forcat amerikane

KushtrimGuraj

ShBA-ja godet objektet bërthamore të Iranit me BOMBËN masive ‘MOP’

KushtrimGuraj

Pas sulmeve amerikane, çmimet e naftës priten të rriten

KushtrimGuraj